Allegri sherr me Marotta-n pas derbit: Jeni një m***, do e mbyllni të 6-tët!
Inter-Juventus nuk kishte si të mos mbyllej me polemika. Derbi i Italisë këtë herë u shfaq pa tension në fushë teksa zikaltërit u kualifikuan në finalen e Kupës së Italisë pas fitores 1-0. Gjithsesi në tunelin që të dërgon në dhomat e zhveshjes, nervat nuk mbajtën trajnerin e bardhezinjve Masssimiliano Allegri.
Ky i fundit është kapur me drejtuesit e Inter, Dario Baccin dhe Beppe Marotta me të cilin ka bashkëpunuar tek Juventus. Allegri përdori një gjuhë të rëndë ndaj zikaltërve duke theksuar se ata janë një m…, ndërsa drejtuesve të Inter iu bëri të qartë se ata do ta mbyllin këtë kampionat në vend të gjashtë dhe jashtë Champions League.
Nga ana tjetër, Allegri nuk kurseu as futbollistët e tij të cilëve me ton të lartë ua bëri të qartë objektivin, ta mbyllin këtë kampionat mbi Interin në renditje.
KOHA JONË SONDAZH

