Allegri: Të luajmë me kujdes ndaj Bolognës, kritikat më inkurajojnë
Juventusi kërkon rikthimin te fitoret në Seria A, teksa në sfidën e radhës do të sfidojë Bolognën. Massimiliano Allegri kërkon që skuadra të kalojë këtë moment të vështirë.
“Ne vijmë nga një periudhë negative. Kemi humbur 5 nga 6 ndeshjet e fundit. Nesër kemi mundësinë të kthejmë kursin kundër një skuadre si Bologna që po bën gjëra të shkëlqyera. Nuk ka pasur asnjë përballje me lojtarët në dhomat e zhveshjes.
Kur Juventusi humbet, bëhen spekulime dhe thuhen gjëra që nuk janë të vërteta. Ka shume imagjinatë. E vetmja gjë për të bërë për momentin është të punosh seriozisht dhe me profesionalizëm, që të krijojmë kushtet për të fituar sërish. Vetëm kështu një ekip mund të fitojë. Dhe ne duhet të punojmë për të qenë ai lloji ekipi.
Kritikat? Unë i dua të gjitha dhe është kënaqësi. Kritikat më inkurajojnë. Ne kemi ende një objektiv në kampionat. Një vend i 2-të do na përmirësonte. Pastaj ne gjithashtu duhet të luajmë edhe gjysmëfinalen e Europa League.
Qëllimi i klubit është të arrijë në majë dhe gjithmonë të luftojë për të fituar diçka. Qëllimi kryesor është të luajmë në Champions League sezonin e ardhshëm duke pasur parasysh situatën ekonomike. Ne po luftojmë për këtë qëllim dhe për të shkuar në finalen e Europa League.
Nesër duhet të jemi më kompakt dhe të qartë duke e respektuar Bolognan. Të gjitha ndeshjet janë të vështira. Ne duhet të luajmë një ndeshje shumë të kujdesshme”, tha strategu italian.
KOHA JONË SONDAZH

