Allegri: Unë gjithmonë në diskutim, zërat për largim më argëtojnë

Juventus nuk duhet të gabojë në sfidën e radhës në kampionat ndaj Monzas, pasi në të kundër Allegri do të rrezikonte vërtetë shumë shkarkimin. Strategu italian në prag të kësaj ndeshje është shfaqur i qetë në lidhje me zërat për largim.

“Duhet të kemi respekt për Monzën, ata kanë luajtur gjithmonë ndeshje të mira në shtëpi dhe vjen pas pikës së parë në Serie A. Duhet t’i kushtojmë vëmendje gjërave që kemi bërë gabim deri më tani. Shtatë golat e fundit të pësuar vijnë të gjithë nga situata që mund t’i kishim shmangur, duhet të kishim lexuar më mirë ndeshjet.

Më kishte munguar që të dëgjoja për shkarkimin e Allegrit. Flas gjithmonë me klubin dhe jap llogari para tyre. Ne duhet të vazhdojmë që të punojmë me qetësi, sepse gjithmonë mund të përmirësohemi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Argetohem kur dëgjoj për shkarkimin tim. Kam kaluar situata të tilla edhe më parë te Milani apo Juventusi. Perin do të luajë sërish në portë, ndërkohë që Di Maria do të rikthehet nga minuta e parë. Do vendos mes Kostic ose Kean për krahun e majtë të sulmit”, deklaroi Allegri. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?