Amir Rrahmani, shqiptari i dytë që fiton titullin në Seria A
81 vite pasi Naim Kryeziu u shpall kampion i Italisë me fanellën e Romës në vitin e largët 1942, një tjetër lojtar shqiptar arrin që të fitojë titullin në Serie A. Bëhet fjalë për Amir Rrahmanin, që sot u shpall kampion me fanellën e Napolit, skuadër që nuk fitonte titullin që nga viti 1990, kur në radhët e saj luante Diego Armando Maradona.
Rrahmani spikati me fanellën e Partizanit në vitet 2013-2015 dhe pas një eksperience 4-vjeçare në Kroaci u transferua në Serie A te skuadra e Veronës, ku bëri paraqitje shumë të mira.
Napoli më pas e mori në skuadër në vitin 2020, ku ai do të shndërrohej shumë shpejt në një nga futbollistët titullar. Vitin e kaluar Rrahmani zhvilloi 41 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke shënuar 4 gola. Ndërsa këtë vit ka luajtur 25 ndeshje në kampionat, duke realizuar 2 gola.
KOHA JONË SONDAZH

