Ancelotti: Camavinga teknikisht s’ka çfarë të mësojë, ka motorin e një Ferrari

Carlo Ancelotti nuk i kursen elozhet për futbollistët e tij sa herë që i jepet mundësia. Strategu italian së fundmi ka thënë fjalë të mira për Eduardo Camavinga , mesfushorin francez i cili luan dhe si mbrojtës i majtë sa herë që i është kërkuar.

“Ai po përmirësohet si të gjithë lojtarët e rinj, përpiqet të përdorë çdo minutë për të përmirësuar limitet e tij. Do të përmirësohet në nivelin taktik, por teknikisht nuk ka çfarë të mësojë dhe fizikisht ka motorin e një Ferrari”, deklaroi trajneri italian.

Camavinga hasi shumë vështirësi në përshtatjen me skuadrën madrilene sezonin e kaluar, por këtë vit gjërat kanë ndryshuar dhe me kalimin e ndeshjeve ka fituar më shumë besim nga Ancelotti. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?