Ancelotti gjen skuadrën e re, bën “lëmsh” merkaton e trajnerëve
E ardhmja e Carlo Ancelotti-t do të vendoset këtë javë.
Sipas asaj që shkruajnë mediat spanjolle, “Don Carlo” ka arritur marrëveshjen me Napolit dhe në ditët e ardhshme pritet të bëj dhe zyrtarizimin.
Një lajm që tremb jo pak teknikun italian të napoletanëve, Maurizio Sarri që e shikon veten gjithnjë e më larg “San Paolo”.
Duke iu referuar po këtyre mediave, Sarri do të ulet në stolin e londinezë të Chelsea, me Antonio Conte që është shumë pranë Arsenalit.
Një rokadë që pritet të “turbullojë” shumë ujërat e merkatos në skuadrën e Napolit, që e mbylli sezonin pas krahëve të Juventusit.
KOHA JONË SONDAZH

