Ancelotti i kënaqur me fitoren ndaj United: Kam ekip me shumë cilësi
Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti është shprehur i kënaqur me fitoren 2-0 dhe paraqitjen e ekipit të tij ndaj Manchester United. Strategu italian pas ndeshjes tha se skuadra e tij, bëri paraqitje mjaft të mirë, sidomos sipas Ancelottit në fraksionin e parë të kësaj sfidë.
“Ishte një ndeshje e mirë. Ne luajtëm mirë, veçanërisht në pjesën e parë, me intensitet të mirë. Ne u mbrojtëm mirë dhe luajtëm shumë më mirë se në ndeshjen e parë.
Kemi pasur një qëndrim të mirë dhe një angazhim të mirë. Kemi një ekip me shumë cilësi dhe të përgatitur mirë fizikisht dhe teknikisht”, ka theksuar Ancelotti.
KOHA JONË SONDAZH

