Ancelotti para klasikes ndaj Barcelonës: Mund të fitojmë gjithçka këtë sezon!

Real Madrid edhe në këtë sezon është në garë për të gjithë trofetë që janë në lojë. Trajneri Carlo Ancelotti së fundmi shprehet se skuadra e tij është aty ku duhet të jetë në këtë pikë të sezonit.

“Nëse krahasohemi me sezonin e shkuar, në kampionat kemi dy pikë më pak, por vitin e kaluar nuk ishim në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit dhe ishim mposhtur në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-tave në Champions League.

Jemi aty ku duhet të jemi në këtë pikë të sezonit dhe tani vjen pjesa më e bukur. Është momenti më i rëndësishëm i sezonit, unë mendoj se mund të fitojmë shumë, edhe pse nuk jam një magjistar”, u shpreh Ancelotti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?