Ancelotti, trajner i ri i Brazilit?
“Martesa” mes Carlo Ancelottit dhe Brazilit tashmë duket se është një hap larg. Siç raporton “La Stampa”, italiani i stolit të Real Madridit do të bëhet trajner i 5 herë kampionëve të botës duke filluar nga 1 korriku 2024, ose nga një ditë pas përfundimit të kontratës së tij me “Los Blancos”.
Megjithatë, duket se Ancelotti dëshiron të kërkojë “leje-kalimin” nga Florentino Perez, duke filluar aventurën e tij braziliane nga 1 janari 2024 dhe punuar si trajner me kohë të pjesshme për 6 muajt e ardhshëm.
Informacionet nga Brazili – Nga vendi i “Sambës” nuk dorëzohen dhe në të vërtetë rinisin “telenovelën” që nuk kishte përfunduar kurrë. Carlo Ancelotti do të jetë trajneri i ri i Brazilit dhe këtë e ka bërë të ditur “Globo TV”. Madje mediat braziliane sqarojnë se si do të shpallet marrëveshja me trajnerin e Real Madridit në fund të muajit, i cili për këtë arsye po përgatitet të fillojë një karrierë të re në krye të një ekipi kombëtar.
Nëse konfirmohet, lajmi do të kishte një jehonë mbarëbotërore, duke pasur parasysh revolucionin brenda Real Madridit, i cili tashmë ka përshëndetur Karim Benzema ditët e fundit. Megjithatë, sipas “O Globo”, që ka dhënë lajmin, Carlo Ancelotti po përgatitet të bëhet trajneri i ri i Brazilit, por jo menjëherë…
Ka një specifikim të rëndësishëm në marrëveshjen verbale mes palëve: trajneri italian do ta marrë postin duke nisur nga vera e vitit 2024, kur do t’i ketë skaduar kontrata me Real Madridin. Ky ka qenë aspekti vendimtar për të marrë “po”-në e Ancelottit…
KOHA JONË SONDAZH

