Ancelottit i soset durimi me formën dhe sjelljen e Eden Hazard
Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madridit, siç raportohet nga kolegët e tij spanjollë në El Nacional, i ka dërguar një ultimatum Eden Hazard sepse është lodhur me sjelljet e belgut.
Trajneri italian, i cili muajt e fundit është shprehur disa herë për sjelljen aspak të mirë në fushën e lojës të Hazard, i cili thuajse asnjëherë nuk ka shfaqur vlerat e tij më të mira te Los Blancos.
Këtë sezon ka luajtur vetëm në 7 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke bërë që strategut italian t’i soset durimi. Duke marrë në konsideratë këtë situatë, belgu i blerë për 160 milionë euro nga Chelsea, do të largohet me kosto zero në fundin e këtij sezoni. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

