FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Anglia fitore tenistike ndaj Panamasë, Kane tripletë për të kaluar Ronaldon (VIDEO)

Anglia është e pamëshirshme në ndeshjen e dytë në grupe, duke e kthyer në një ndeshje stërvitore ndaj Panamasë, një ndeshje që e kanë mbyllur në shifrat 6-1. “Tre Luanët” mbyllën gjithçka, që në 45 minutat e para, duke shënuar 5 gola. Harry Kane shënoi dy gola nga pika e bardhë në pjesën e parë, ndërkohë që Stones gjithashtu realizoi dopietë, por me goditje me kokë. Lingard shënoi një gol shumë të bukur në pjesën e parë, ndërkohë që në fraksionin e dytë, Lingard shënoi një super gol.

Panamaja në fundin e ndeshjes shënoi golin e nderit ndaj Anglisë. Baloy në minutën e 78-të, dërgoi në rrjetë një krosim në zonë të Avilas. Ky gol do të ketë vlerë sa për statistika, pasi Anglia siguroi kalimin për në fazën tjetër. Një fakt interesant është se Anglia dhe Belgjika ka të njëjtën golaverazh, 8-2 në grupin H. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?