Anglia thyen “mallkimin”e penalltive, kalon me vuajtje në çerekfinale (VIDEO)

Anglia ka siguruar një biletë për në çerekfinalen e Kupës së Botës, teksa ka fituar vetëm falë ruletës së penalltive. Koha e rregull u mbyll në barazim 1-1, teksa anglezët nuk mundën që të ruanin avantazhin e krijuar me Kane. Skuadra e Southgate e nisi mjaft mirë ndeshjen, duke ushtruar presing mjaft lart. Sinjalin e parë ekipi anglez e jep në minutën e 15-të me Harry Kane që kishte një mundësi shumë të mirë me kokë  pas një aksioni të Trippler, por tentative e tij përfundoi jashtë kuadratit.  Me kalimin e minutave, mungojnë rastet në të dyja portat, teksa loja zhvillohet më shumë në mesin e fushës. Në minutën e 41-të, Trippler provoi nga një goditje dënimi në një distancë prej 25 metrash, por gjuajtja e tij përfundoi ngjitur me shtyllën. Në fundin e pjesës së parë Quintero tentoi me një goditje të bukur me të majtën, e cila u neutralizua mjaft mirë nga portieri Pickford. “Tre Luanët” u kundërpërgjigjën menjëherë me Lingard, i cili goditi shumë keq fluturimthi brenda zonës.

Anglia e nisi mjaft mirë pjesën e dytë, duke fituar një 11-metërsh në minutën e 54-t. Sanchez shkaktoi penallti, pasi mbajti në zonë Harry Kane. Bomberi anglez nuk ka gabuar nga pika e bardhë, duke gjetur golin e gjashtë në këtë Kupë Bote. Kolumbianët tentuan që të gjenin golin e barazimit, por skuadra e Southgate, u kundërpërgjigj me disa aksione të shpejta, teksa Sterling në minutën e 62-të, ishte shumë pranë golit, pas një goditje me kokë brenda zonës. 10 minuta nga fundi i kohës së rregullt, kolumbianët i afrohen shumë golit të barazimit me Cuadradon, i cili gabon një mundësi të artë përballë portierit Pickford. Në krahun tjetër Meguire shfaqet në dy raste i rrezikshëm me dy tentativa me kokë brenda zonës. Kur pritej që anglezët të festonin kualifikimin, erdhi një gol i papritur i kolumbianëve. Në minutën e tretë shtesë, Yarry Mina është konfirmuar si një mbrojtës goleador në Kupën e Botës, duke shënuar një gol fantastik me kokë që ka ngritur peshë tifozët. Ky ishte goli i tretë për të gjatë këtij edicioni, duke barazuar rekordin e Paul Breitner në vitin 1974 me po kaq gola.

Sfida shkoi në kohën shtesë, teksa Kolumbia është më e rrezikshme, me Radamel Falcaon, që ju afrua golit me një goditje me kokë në minutën e 104-të. Anglia kundërpërgjigjet në minutën e 11-të me Rose që ju afrua golit me një goditje të nga një pozicion i pjerrët. 3 minuta më pas Dier kishte një mundësi të artë me kokë pas një goditje nga këndi, që përfundoi jashtë kuadratit. Asnjë prej skuadrave nuk arriti që të shënonte, duke përfunduar në ruletin e penalltive. Nga pika e bardhë më i saktë është Anglia që ka arritur të fitojë  me rezultatin 4-3. Vendimtare ishte gabimi i Carlos Bacca.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?