FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Anglia zbret nga “froni” Kosovën, Kane shkëlqen me tripletë (VIDEO)

Anglia vijon rrugëtimin perfekt në Grupin A, duke fituar me “poker” 4-0 ndaj Bullgarisë., dhe duke mbajtur vendin e parë me një pikë më shumë se Kosova. Në minutën e 24-të, një gabim i portierit të bullgarëve, Iliev, i dha mundësinë Sterling që të rrëmbejë topin dhe më pas të shërbejë për Kane, i cili e ka të thjeshtë për ta shtyrë topin në rrjetë.

 

“Tre Luanët” u mjaftuan me këtë gol në fraksionin e parë, ndërkohë që në fillimin e së dytës, Harry Kane dyfishoi rezultatin nga pika e bardhë. Më pas në minutën e 55-të, Sterling do të arrinte që të shënonte golin e tretë. Anglia gjithsesi nuk u mjaftua me kaq, pasi Kane do të shënonte golin e tretë personal në minutën e 73-të duke marrë topin në shtëpi pas ndeshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndeshja e radhës për Anglinë, do të jetë ajo e së martës ndaj Kosovës në “St Mary’s Stadium” të Southampton.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?