Anulimi i ndeshjes Kastrioti-Bylis, Shensoi: Kjo nuk ndodh në shtete të tjera të Europës
Trajneri i Bylisit, Naxhi Shensoi ka reaguar në emisionin “Ti Bo Gol” për ndërprerjen e ndeshjes së programuar sot në Kamëz
“Ishte një surprizë e madhe, është dhe një problem i organizimit të Federatës. Nuk është mirë për futbollin shqiptar kjo lloj situate. Kjo nuk ndodh në shtetet e tjera të Europës. Kastrioti fitoi javës së kaluar, ne kemi qenë mirë këto javë.
Kjo ishte koha ideale për të luajtur një derbi mbijetese. Spektatorët në Kamëz humbin një ndeshje si kjo që ishte programuar sot. Ne kemi pasuar te Federata dhe ata do të vendosin se kur do të luhet kjo ndeshje.
Të shtunën kemi ndeshjen e radhës me Teutën dhe çdo takim për ne është i rëndësishëm. Besoj me plot bindje se kemi për të bërë gjithçka për mbijetesën dhe sezonin e ardhshëm do të jemi në Superligë”,u shpreh Shensoi.
KOHA JONË SONDAZH

