FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Anulohet lufta mes Khabib dhe Tony Ferguson

Sfida mes Khabib Nurmagomedov dhe Tony Ferguson nuk do të zhvillohet. Lufta e “UFC 249” e planifikuar për më 18 prill, është anuluar zyrtarisht.

Ka qenë vetë Khabib që në llogarinë e tij në Instagram, ka konfirmuar anulimin e kësaj lufte.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, Agjencia Federale e Transportit Ajror në Rusi deklaroi se do t’i ofrohej një aeroplan privat Khabibit për të udhëtuar drejt SHBA-ve për këtë sfidë, por mesa duket ai nuk e ka pranuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Khabib ka vendosur të respektojë karantinën si të gjithë sportistët në mbarë botën duke parë situatë e vështirë që po kalon bota për shkak të koronavirusit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?