Arbitrat belg do të vendosi drejtësi në sfidën e parë të Partizanit në Champions League
UEFA ka përcaktuar gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në ndeshjet e vajtjes të turit të parë të Champions.
Kështu, në takimin e 11 korrikut mes Partizanit dhe Bate Borisov do të vendosin drejtësinë një katërshe belge. Kryesori Nathan Verboomen do të ndihmohet nga Mathias Hillaert dhe Ruben Wyns, ndërkohë që Ëesli De Cremer do të jetë gjyqtari i katërt.
Verboomen gjykon në arenën ndërkombëtare që nga vitit 2016, megjithatë nuk është angazhuar në shumë ndeshje. Ndeshja e fundit europiane për klube që ka gjykuar është Lech Poznan-Villarreal në grupet e Conference League edicionin e shkuar.
KOHA JONË SONDAZH

