Arda Guler prezantohet te Reali: Dua të bëhem një legjendë këtu!
Real Madridi bëri një goditje të madhe në merkato duke rrëmbyer talentin Arda Guler ndaj Barcelonës në ditën e fundit. Sot, ish-mesfushori i Fenerbahces është prezantuar si lojtari më i ri i “Los Blancos”.
“Fillimisht falënderoj familjen time, njerëzit që më ndihmuan të arrij këtu dhe klubin tim. Dua të jem një legjendë e Real Madridit. Faleminderit për gjithçka”, u shpreh 18-vjeçari.
Pas fjalëve të tij në konferencën për shtyp, Arda Guler u prezantua si lojtar i “galaktikëve” me fanellën e tij ku do të mbajë numrin 24.
KOHA JONË SONDAZH

