Arda Turan ”var këpucët”, lë futbollin në moshën 35-vjeçare. Nuk gjeti ekip

Në moshën 35-vjeçare, Arda Turan ka njoftuar tërheqjen nga futbolli.

Ai ishte një lojtar i lirë në përfundimin e sezonit të kaluar, pasi i përfundoi kontrata me Galatasaray, por gjatë verës, Arda nuk gjeti asnjë skuadër të re dhe në këto kushte ka vendosur të “varë këpucët në gozhdë”.

Turan e nisi karrierën te Glatasaray si profesionist në sezonin 2004-2005 dhe e mbylli pikërisht në “shtëpi” dhe në total ai zhvilloi 533 ndeshje dhe realizoi 90 gola, ndërsa ka luajtur edhe për Manisaspor, Atletico Madrid, Barcelona dhe Istanbul.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?