FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Argjentina dominon në 45 minutat e para, por Islanda është “fortesë e fortë” (VIDEO)

Argjentina ka zhgënjyer në 45 minutat e para ndaj Islandës, duke mos shkuar më shumë se një barazim 1-1. Skuadra e drejtuar nga Sampaoli ka dominuar në mbajtjen e topit, por pa mundur që të shënojë gola të tjerë.

Argjentina kaloi në avantazh që në minutën e 19-të, teksa Sergio Aguero kontrolloi mjaft topin brenda zonës, krijon hapësirën dhe më pas godet me të majtën duke mposhtur portierin Halldorsson.

Islanda ndërkohë reagoi menjëherë duke gjetur golin e barazimit në minutën e 24-t. Pas një aksioni të gjatë, Finnbogason përfiton nga një përgjumje e mbrojtjes argjentinase. Në minutat në vijim përpjekjet e “Albiceleste” nuk u shpërblyen me gol. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?