Argjentina në avantazh të dyfishtë ndaj Kilit, shënojnë Aguero dhe Dybala (VIDEO)
Argjentina e ka nisur në mënyrën më të mirë sfidën finale për vendin e tretë ndaj Kilit në Kupën e Amerikës. Albicelestët kanë shënuar dy gola brenda 22 minutave të para.
Në minutën e 12-të, Messi befason kilianët duke ekzekutuar shpejt një goditje dënimi, për të pasuar te Aguero, i cili me një qetësi vrastare e dërgoi topin në rrjetë.
Argjentina nuk u ndal me kaq, pasi 10 minuta më pas Paulo Dybala me një veprim të bukur arrin që të shënojë dhe golin e dytë duke i treguar trajnerit Scaloni që ka gabuar që nuk i ka dhënë më shumë hapësira.
KOHA JONË SONDAZH

