Arkëtimet nga Championsi/ Juventus ka fituar më shumë nga ekipet italiane vitin e kaluar

218 milionë euro kanë përfituar nga qeveria europiane e futbollit skuadrat italiane që morën pjesë në edicionin e kaluar të Champions League, sipas raportit financiar të sezonin 2021/2022 të publikuar nga UEFA.

Më shumë se të gjitha ka arkëtuar Juventusi, falë renditjes më të mirë historike dhe kualifikimi në fazën e 1/8-ve të finales. Bardhezinjtë kanë fituar pak më shumë se 77 milionë euro.

Vetëm 62.6 milionë euro ka përfituar Interi, që gjithashtu shkoi deri në 1/8 e finales, por kishte një rrugëtim më të dobët në fazën e grupeve dhe një pozicion më të ulët në renditjen historike krahasuar me “zonjën e vjetër”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Milani ka arkëtuar 45 milionë euro sezonin e kaluar nga UEFA, ndërsa e fundit vjen Atalanta me 33 milionë euro të fituara.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?