FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arrestohen tre lojtarë të ekipit të Këlcyrës, ja arsyeja

Momenti i sherrit

Tre lojtarë të ekipit të futbollit të Këlcyrës janë aretsuar për shkak të dhunës që ushtruan dje mbi gjyqtarin gjatë ndeshjes P?7rmet – Kërlcyrë.

Njoftimi i Policisë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Godasin për shkak të detyrës gjyqtarët e ndeshjes, arrestohen në flagrancë tre lojtarë të ekipit të futbollit Këlcyra.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në datë 10.12.2017, nga specialistët e seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E.K,30 vjeç, banues në Përmet.

A.H, 21 vjeç, banues në Gjirokastër.

M.Xh, 21 vjeç, banues në Përmet, (të tre lojtarë të ekipit të futbollit Këlcyra), pasi në datë 10.12.2017, në stadiumin “Durim Qypi”, në Përmet , në pjesën e dytë të ndeshjes së futbollit Përmeti – Këlcyra, kanë goditur me shkelma dhe grushta gjyqtarët e kësaj ndeshje, shetasit A.P dhe A.K.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 i Kodit
Penal.

NGJARJA

Në videot e mëposhtme shihet qartë moment i incidentit në ndeshjen Përmet-Këlcyrë.

Ndeshja u ndërpre në minutën e 82 pas akordimit të 11 metërshit në favor të ekipit të Pwrmetit nga gjyqtari Albi Paco.

Kjo ka ardhur si pasojë e një konfrontimi mes lojtarëve të Këlcyrës dhe arbitrit. Lojtarët e Këlcyrës i janë sulur gjyqtarit Paco duke e dhunuar.

Në fushë ka nderhyrë policia duke ndalur sherrin mes skuadrave.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?