Arrestohet në SHBA Wayne Rooney, nuk do ta besoni shkakun

Wayne Rooney është arrestuar muajin e kaluar në Shtetet e Bashkuara për sharje e prishje të qetësisë publike, ndërsa ishte në gjendje të dehur. Ish-ylli i Manchester United, i cili aktualisht është pjesë e skuadrës DC United, u arrestua më 16 dhjetor në Virxhinia.

Një zëdhënës i policisë ka konfirmuar ngjarjen, duke bërë të ditur se Rooney u arrestua nga policia në aeroportin e Uashingtonit, ndërsa më vonë është lënë i lirë pasi ka paguar një gjobë prej 25 dollarësh, shumë të cilën e fiton brenda 4 minutave e 43 sekondave me kontratën që ka me skuadrën e DC United.

Kjo nuk është hera e para që Rooney ndalohet nga policia. Ai u arrestua edhe në shtator të 2017 në Cheshire të Anglisë teksa ishte duke drejtuar makinën në gjendje të dehur. Ai u ndëshkua më pas duke iu ndaluar të drejtonte automjete për dy vite.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?