Arrihet akordi mes palëve, mbrojtësi maqedonas largohet zyrtarisht nga Tirana

Pas afrimit të Selmanit dhe Kainës, drejtuesit e Tiranës kanë menduar edhe për largimet. I pari që do të largohet nga urdhrat e Orges Shehit është mbrojtësi i djathtë, Kristijan Thoshevski.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi bardheblu me anë të një postimi në rrjetet sociale.

NJOFTIMI I KLUBIT

Swiss Digital Desktop Reklama

“KF Tirana njofton largimin e lojtarit Kristijan Toshevski. Klubi dhe lojtari kanë shtrënguar duart në fundin e këtij rrugëtimi. Falenderojmë Toshevskin për kontributin e tij të palodhur dhe i urojmë suksese në të ardhmen e tij”, shkruhej në postimin e Tiranës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?