Arsenali fiton derbin ndaj Chelsea-t dhe merr përkohësisht kreun, Xhaka shkëlqen me dy asistë (VIDEO)

Arsenali mban gjallë shpresat për titullin kampion, teksa mbrëmjen e sotme do të merrte një fitore 3-1 në derbin ndaj Chelsea-t. Skuadra e Artetës e zgjidhi ndeshjen që në pjesën e parë.

Granit Xhaka do të shërbente dy asistë në harkun e pak minutave për Odegaard, i cili do të shënonte dy golat e parë të ndeshjes. Në minutën e 34-të, Gabriel Jesus do të realizonte golin e tretë duke përfituar nga rrëmuja në zonën e Bluve të Londrës.

Në minutën e 65-të, Madueke do të realizonte një gol që do të vlente sa për statistika, pasi Chelsea i Lampard nuk jep shumë shpresa. Ish-mesfushori pëson humbjen e 6-të në 6 ndeshje që është në krye të ekipit. Arsenali për momentin merr kreun e renditjes me 78 pikë, dy më shumë se City që ka dy ndeshje për të rikuperuar. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?