Arsenali hidhet në kundërsulm për Rice, ofron 105 milionë paund
Arsenal nuk ka ndërmend të dorëzohet për transferimin e talentit anglez, pavarësisht konkurrencës së Manchester City-it dhe rezistencës së West Ham.
Sipas raportimeve më të fundit nga tabloidet britanike, klubi londinez ka gati një ofertë prej 105 milionë paundësh për Rice, përfshirë këtu dhe bonuset, duke e bërë transferimin më të kushtueshëm në histori nëse do të pranohet.
Deri më tani transferimi më i shtrenjtë i një lojtari anglez në histori është ai i anësorit, Jack Grealish, i cili u transferua nga Aston Villa te “qytetarët” e Manchester City, për shifrën rekord të 100 milionë paundëve
KOHA JONË SONDAZH

