Arsenali mund me lehtësi Fulham-in, shkon +5 nga M.City (VIDEO)

Arsenali nuk ka ndërmend që ta lëshojë kreun e renditjes. Topcinjtë kanë arritur sot një fitore të thjeshtë 3-0 në transfertën ndaj Fulham dhe tashmë shkojnë +5 pikë nga City ndjekës.

Ekipi i Artetës e zgjidhi ndeshjen që në 45 minutat e para, duke i shënuar të gjithë golat. Gabriel zhbllokoi sfidën në minutën e 21-të me një goditje të saktë me kokë.

5 minuta më pas Martinelli do të dyfishonte shifrat, ndërkohë që në shtesën e pjesës së parë, Odegaard do të vuloste shifrat 3-0. Në pjesën e dytë, Arsenali administroi në mënyrën më të mirë rezultatin. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?