Arsenali mund me poker Evertonin dhe blindon kreun, Liverpooli rigjen fitoren (VIDEO)
Arsenali ka arritur një fitore të madhe 4-0 ndaj Evertonit duke blinduar kreun e renditjes së Premier League. Skuadra e Artetës tashmë kryeson me 60 pikë, 5 më shumë se Manchester City.
Arsenali e mbylli në avantazh të dyfishtë pjesën e parë. “Topçijtë” realizuan dy herë brenda 6 minutash, fillimisht me Saka në minutën e 40-të, që shfrytëzoi pasimin e Zinchenkos. Në shtesën e pjesës së parë Martinelli do të dyfishonte shifrat.
Në të dytën, Odegaard do të hipotekonte fitoren me golin e tretë në minutën e 71-të. 10 minuta më vonë, londinezët realizuan golin e katërt me autor Martinellin, për të cilin ishte i dyti personal.
Liverpooli u rikthye te fitorja duke marrë një sukses të pastër 2-0 ndaj Wolves. Nunez shënoi në minutën e 66-të, por arbitri e anuloi me VAR për faull brenda zonës. Gjithsesi ekipi i Klopp do të shënonte dy gola për 5 minuta me van Dijk dhe Salah, që do të vuloste shifrat. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

