Arsenali nuk ndalet, arrin marrëveshjen me dy mbrojtës të njohur

Arsenali si rrallëherë është i përqendruar vetëm te transferimet në repartin e mbrojtjes. Skuadra e Unay Emery ka arritur marrëveshje, jo me një, por me dy mbrojtës shumë cilësorë. I pari është David Luiz nga Chelsea për 8 milionë paundë.

 

Mbrojtësi brazilian do të bashkohet me “Topcinjtë” në një marrëveshje dy-vjeçare. “Topçinjtë” ishin prej kohësh në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe largimi i Laurent Koscielny-t drejt Bordeaux e bëri edhe më të nevojshme afrimin e një lojtari për këtë repart.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

Kalimi i David Luiz në “Emirates” do të sjellë një siguri më tepër në mbrojtje, repart në të cilin trajneri spanjoll Emery ka siguruar një tjetër përforcim në ditën e fundit të merkatos në Angli. Ish-tekniku i PSG-s do të ketë në dispozicion edhe mbrojtësin e djathtë aq shumë të kërkuar prej tij, Kieran Tierney. 22-vjecari afrohet nga Celtic, që më në fund ka pranuar ofertën e londinezëve prej 25 milionë paundësh, ndërkohë që më herët skocezët kishin refuzuar dy oferta të Arsenalit për anësorin e djathtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?