Arsenali shkatërron Brentford dhe merr kreun e Premier League (VIDEO)

Arsenal ka arritur një fitore të pastër 3-0 ndaj Brentford dhe rimori kreun e renditjes së Premier League, duke treguar edhe njëherë tjetër që është skuadra më në formë në elitën e futbollit anglez.

Djemtë e Mikel Artetës dominuan të gjithë takimin, ndërsa kapiteni Granit Xhaka ishte ndër më të mirët në fushë.

Në minutën e 17-të, Saliba zhbllokoi rezultatin pas një asisti nga Saka. Ndërsa në minutën e 28-të ishte Gabriel Jesus ai që gjeti rrugën e rrjetës, pas një asisti nga Xhaka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pjesën e dytë “The Gunners” do të gjenin sërish rrugën drejt rrjetës, duke shënuar në minutën e 49-të me Vieira.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas takimit të raundit të tetë Arsenal kryeson me 18 pikë, teksa Brenford renditet në vend të nëntë me 9 pikë të grumbulluara.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?