Arsenalit nuk i mjafton super Aubameyang ndaj Watfordit, mbrojtja është katastrofë (VIDEO)
Arsenali vazhdon të bëjë hapa falas në Premier League. Topçinjtë e Londrës nuk kanë mundur të shkojnë më shumë se një barazim 2-2 ndaj Watfordit, duke shpërdoruar një avantazh të dyfishtë që kishin krijuar në pjesën e parë.
Pierre Emerick Aubameyang nuk di të ndalet, teksa ka shënuar dy gola në harkun e 9 minutave. Në minutën e 21-të, sulmuesi nga Gaboni konkretizoi një aksion të bukur të Kolasinac në krahun e djathtë, ndërkohë që në minutën e 31-të, Maitland-Niles i shërbeu asistin tjetër.
Në fillimin e fraksionit të dytë, një gabim trashanik i mbrojtjes së Arsenalit i dha mundësinë Tom Cleverley që të rihapte ndeshjen. 9 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Roberto Pereyra, shënoi golin e barazimit 2-2. Ky ishte barazimi i dytë sezonal për Arsenalin, që ngjitet në kuotën e 8 pikëve pas 5 ndeshjeve të para. /R.Lika-Koha Jone/
(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));
KOHA JONË SONDAZH

