Arteta: Sportingu na detyroi të bënim një lojë jashtë planeve tona

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, është shfaqur shumë i zhgënjyer  për eliminimin e skuadrës angleze nga Sportingu i Lisbonës, duke e ndërprerë në fazën e 1/8-ve rrugëtimin në Europa League. Spanjolli deklaroi se ekipi portugez e detyroi kryesuesin e Premier League-s të bënte një lojë që ishte jashtë planeve të tij.

“Nuk fituam duele në hapësirat e duhura, nuk mundëm të krijonim mjaftueshëm situata të vështira në zonën e kundërshtarit. Ne vazhdimisht e dhuronim topin dhe kjo krijoi një ndeshje të hapur që Arsenali nuk donte ta luante.

Ishte një sfidë e vështirë, kishte raste kur nuk ishim në nivelin tonë. Nuk kishim mundësi ta komandonim ndeshjen, kishim mundësi ta zgjidhnim në kohën shtesë e më pas në penallti …

Swiss Digital Desktop Reklama

Do të duhet të analizojmë se çfarë nuk shkoi mirë dhe pse nuk ishim aq mirë. Duke parë përpara, duke uruar Sportingun, kemi 11 ndeshje finale. E radhës, me Crystal Palace, është një finale dhe do të duhet të jemi më mirë se në këtë ndeshje”, tha Arteta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?