Arteta: Xhaka është në dyshim për sfidën me City-in, ja si mund ta ndalim Haaland
Premier League nesër në mbrëmje rezervon super ndeshjen mes Manchester City-it dhe Arsenalit që do të vendosë shuam për titullin kampion. Në konferencën për shtyp, trajneri Mikel Arteta ka folur për shumë tema, nga mungesa e mundshme e Xhakës deri te mënyra se si d të ndalet Haaland.
“Saliba nuk është përmirësuar, mbetemi në pritje. Por, për momentin nuk është në gjendje për të luajtur, por e përgatisim këtë ndeshje pa atë. Sa i takon Xhakës, edhe ai mbetet në pikëpyetje. Për ne do të ishte një mungesë e rëndësishme.
City? Për mua kjo nuk është ndeshja që vendos sezonin, por është një sfidë dhe është nga ato sfidat e vështira që mua më pëlqejnë. Do të luajmë në fushën e tyre, por do të mundohemi të fitojmë. Nëse duam të jemi kampionë, atëherë duhet t’i mundim të gjithë. Le të mbetemi të fokusuar tek fuqitë tona dhe t’iu shkaktojmë atyre probleme.
Nuk mund t’iu lejojmë hapësira sepse skuadrat e mëdha të ndëshkojnë në rastin e parë. Por, po punojmë në lidhje me pikat e tyre të dobëta dhe të forta. E dimë se kush janë dhe skuadra e Manchester Cityt nis që nga portieri, na duhet të jemi shumë të fokusuar dhe t’iu përshtatemi.
Haaland? Nuk e krahasoj me askënd, ai të bën dëm sepse është një sistem i gjithë që është në funksion të tijin. Ka shumë lojtarë të mirë që e rrethojnë dhe mënyra më e mirë për ta ndalur është që të mos lejojmë të shërbehet nga shokët e skuadrës”, tha Areteta para ndeshjes.
KOHA JONË SONDAZH

