As Messi dhe as Mbappe, trajneri i PSG i habit të gjithë për lojtarin më të rëndësishëm
PSG është një skuadër e mbushur me yje të shumtë nga Messi, te Neymar apo Mbappe. Besojeni ose jo, por trajneri i tyre, Christophe Galtier vlerëson më shumë se të gjithë Marco Verrattin, i cili organizon lojën e skuadrës së tij.
“U bënë dhjetë vite që Marco luan në kampionatin tonë, ai është një ndër mesfushorët më të mirë në Europë. Kur ai mungon, skuadra nuk është më e njëjta.
Niveli i tij i lojës është i jashtëzakonshëm, teksa ai është edhe një lojtar shumë i pranishëm në rikuperimin e topave”, tha strategu i PSG.
KOHA JONË SONDAZH

