As Messi dhe as Ronaldo, lojtari më i mirë i vitit është Van Dijk

Mbrojtësi i Liverpoolit, Van Dijk ka fituar rivalitetin me dy “bishat” e futbollit që kanë dominuar futbollin në 15 vitet e fundit. Mbrojtësi holandez është shpallur futbollisti më i mirë i UEFA-s për vitin 2019, pas performancës fantastike që ka bërë me skuadrën e Liverpoolit, duke e ndihmuar që të fitonte Champions League.

“Jam shumë i kënaqur që e fitova dhe dua të falenderoj shokët e mi të ekipit. Ka qenë një vit fantastik dhe jam shumë i lumtur”, deklaroi holandezi.

Lucy Bronze është shpallur futbollistja më e mirë për sezonin e kaluar. Lojtarja e Lyon ka falënderuar të gjithë me anë të një video-mesazhi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?