FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

As Rugani dhe as Lovren, Roma zgjedh mbrojtësin e United

Roma duket se e ka gjetur qendërmbrojtësin për sezonin e ri. Verdhekuqtë kanë zgjedhur të afrojnë në skuadër mbrojtësin anglez të Manchester United, Chris Smalling.

Marrëveshja mes dy klubeve është arritur, teksa futbollisti anglez pritet të mbërrijë sot në kryeqytetin italian, për të kryer vizitat mjekësore dhe për të firmosur me Romën.

Bëhet fjalë për një transferim në huazim kundrejt shifrës së 3 milionë eurove, ndërsa drejtuesit e klubit të Romës plotësojnë dëshirën e trajnerit për t’i dhënë një mbrojtës me eksperiencë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Chris Smalling prej 9 sezonesh është pjesë e “djajve të kuq”, me të cilët ka luajtur 206 ndeshje dhe ka shënuar 12 gola, ndërsa numëron edhe 31 ndeshje me kombëtaren angleze.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?