Asani: E kisha premtuar një gol të shpejtë, Sylvinho më ka dhënë besim

Jasir Asani realizoi golin e parë me fanellën kuqezi me një goditje spektakolare nga distanca. Sulmuesi kuqezi nuk e fshehu emocionin për golin, teksa falënderoi edhe trajnerin Sylvinho për besimin që i dha.

“Të gjithëve u kisha thënë se do ta shënoj shumë shpejt golin. Shënova supergol dhe jam shumë i lumtur. Dua të vazhdoj kështu.

Sylvinho? Që ditën e parë që e kam takuar, ai më ka dhënë mbështetje shumë të madhe, jo vetëm mua por të gjithë lojtarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë nuk kemi bërë asgjë, pasi na pret një punë shumë e madhe përpara. Falënderoj Sylvinhon për ftesën, pasi më dha mundësinë të tregoj cilësitë e mia”, deklaroi Asani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?