Askush si ai, Origi ka statistika të jashtëzakonshme në Champions këtë sezon
Divock Origi ka qenë një nga heronjtë e këtij sezoni për Liverpoolin në fitoren e Champions League. Sulmuesi belg arriti që të linte gjurme edhe në finalen e Madridit duke shënuar golin e dytë dhe të sigurisë. Në gjysmëfinale bomberi belg shënoi dopietë ndaj Barcelonës, duke i dhënë një ndihmë të madhe ekipit të tij.
Statistikat e Origit këtë sezon, janë vërtet impresionuese, ndërkohë që kujtojmë që vinte pas një sezoni shumë të vështirë në Bundesligë me Wolfsburgun. Në total, ai ka luajtur në 8 ndeshje, nga të cilat vetëm një të gjithën. Në 2017 minuta, ka shënuar 3 gola, e thënë me gjuhën e statistikave: shënon çdo 72 minuta.
Por ai ka edhe një të dhënë tjetër shumë të veçantë. Origi për të shënuar 3 gola, i janë dashur vetëm 3 gjuajtje. Në këtë mënyrë ai e mbyllë këtë edicion në Champions League, me një përqindje realizimi maksimale (100). Ai mund të mbetet te Liverpooli edhe në sezonet e ardhshme, teksa po bëhet gati një super kontratë. /R.Lika-Koha Jone/

KOHA JONË SONDAZH

