Asllani e thotë hapur: Interi këtë sezon do të synojë titullin kampion
Pas një sezoni të parë kur pati hapësira të limituar anë dispozicion, Kristjan Asllani rikthehet me të tjera objektiva te Interi, këtë herë për të luajtur shumë më tepër dhe për të treguar cilësitë e tij.
“Është gjithmonë kënaqësi të rikthehesh dhe të takosh shokët. Më mungonte fusha kur isha me pushime dhe jam shumë i lumtur që kemi nisur përgatitjet për një tjetër sezon. Vitin e kaluar punova shumë dhe shokët e skuadrës më ndihmuan shumë për t’u përmirësuar, ndaj tani jam gati të marr më shumë përsipër”, u shpreh Asllani.
Mesfushori i talentuar shqiptar nuk ngurroi të shpalosë edhe objektivat e zikaltërve, që sezonin e kaluar shkuan deri në finalen e Champions League.
“Këtë sezon kemi si objektiv të fitojmë titullin kampion. Kemi nisur përgatitjet dhe do të vijojmë të punojmë shumë për t’ia dalë”, deklaroi Asllani.

KOHA JONË SONDAZH

