Asllani: Interi një ëndërr që fëmijë, në 2010 e pashë finalen me babain

Kristjan Asllani ka folur përpara ndeshjes së Interit me Sassuolon, sfidë e cila do të luhet mbrëmjen e së mërkurës në “San Siro”. Mesfushori edhe pse është aktivizuar me pikatore këtë sezon sërish është i lumtur që është pjesë e skuadrës që e ka pasur ëndërr që fëmijë.
“Mbaj mend shumë mirë herën time të parë në fushë, ende shikoj videot e asaj ndeshjeje. Emocioni më i madh sot është të kujtoj ditën time të parë në “San Siro” si tifoz i Interit, ishte gjëja më e bukur që përjetoja. Unë u rrita me Interin, më kujtohet ende finalja e Champions League 2010, isha me babain tim në një lokal për ta parë dhe brohorita shumë.
Kur u zyrtarizova tek Interi ishte diçka e pabesueshme. Në të njëjtën ditë mora edhe lejen e drejtimit (patentën) dhe ishte një emocion i dyfishtë për mua. Padyshim që arritja për të luajtur me këtë fanellë ishte realizimi i ëndrrës që kisha pasur që kur isha fëmijë”, është shprehur mesfushori i talentuar shqiptar.
KOHA JONË SONDAZH

