Asllani: Vij nga muaj të vështirë, i lumtur që luaj sërish

Kristjan Asllani ishte titullar mbrëmjen e djeshme ndaj Monzas, por mesfushori shqiptar nuk mundi që të ndihmonte zikaltrit që të merrnin 3 pikë, pasi u ndalën në barazim pa gola. Duke folur pas ndeshjes, futbollisti shqiptar theksoi se tashmë do të fokusohen për të mbrojtur rezultatin ndaj Benficës.

“Duhet t’i japim vazhdimësi lojës që bëmë ndaj Benficës, duhet të luajmë futbollin që njohim duke e ditur se përballemi me një skuadër që luan hapur. Po vij nga muaj të vështirë, por jam i lumtur edhe për lojtarët që kam përballë.

Jam i lumtur që kam mundësinë të luaj sërish dhe shpresoj të bëj mirë. Janë lojtarë me shumë përvojë. Mësoj prej tyre dhe shpesh i pyes se ku mund të përmirësohem”, deklaroi Asllani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?