Asnjëherë përballë njëri-tjetrit në Champions, City dhe Inter janë sfiduar vetëm në miqësore

Manchester City dhe Inter do të jenë përballë njëri-tjetrit në natën e magjishme të 10 qershorit në Stamboll.

Këto ekipe, nuk janë përballur kurrë me njëri-tjetrin më parë në kompeticionet europiane, kjo është hera e parë që Manchester City dhe Inter do të jenë sfidohen në një kompeticion europian.

Ata janë përballur dy herë në miqësore të vitit 2010 dhe 2011. Bilanci i dy finalistëve të Championsit është i barabartë në përballje direkte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Interi ka arritur të mposhtë në vitin 2010 City-n me rezultatin 3-0, ndërsa një vit më vonë “qytetarët” morën hak duke i mposhtur me të njëjtin rezultat.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?