Aston Villa shpartallon 6-1 Brighton-n e De Zerbit (VIDEO)

Aston Villa ka arritur një fitore spektakolare 6-1 ndaj Brighton, në ndeshjen e vlefshme për javën e 7-të. Skuadra Unai Emery ishin në formë të jashtëzakonshme dhe i mjaftuan 26 minuta lojë për të zgjidhur ndeshjen me 3 gola.

Dy të parët mbajnë firmën e Ollie Watkins në minutat 14 dhe 21 ndërsa në të 26-tën erdhi edhe autogoli i Estupinan. Në pjesën e dytë, Brighton provoi të rikthehej në lojë teksa shkurtuan diferencat me anë të Ansu Fati në minutën e 50-të.

Aston Villa gjithsei gjeti sërish rrugën e rrjetës me Watkins duke kompletuar tripletën personale. Jacob Ramsey shënoi golin e pestë në minutën e 85-të, ndërkohë që Douglas Luiz që realizoi në të 98-tën. Pas kësaj ndeshje, Aston Villa ngjitet në kuotën e 15 pikëve në vend të tretë, ndërsa Brighton mban vendin e katërt me 15 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?