Atalanta mund Romën në “Olimpico” dhe merr kreun e Seria A (VIDEO)

Atalanta vijon formën fantastik në kampionat, teksa sot ka arritur një fitore të madhe në duelin ndaj Romës. Skuadra e Gasperinit triumfoi minimalisht 1-0 në Olimpico dhe tashmë mban përkohësisht vendin e parë me 17 pikë.

Dueli u vendos nga një gol i shënuar nga Scalvini në minutën e 35-të. Talenti italian lëshoi një goditje shumë të bukur në cepin e portës, duke mos i dhënë asnjë shans reagimi.

Roma u përpoq që të reagonte, por mungesa e Dybala-s në fazën e avancuar do të ndihej. Mourinho u largua me karton të kuq për protesta në minutën e 57-të. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?