Atalanta rigjen fitoren në Seria A, mund me përmbysje Veronën (VIDEO)

Atalanta është rikthyer te fitoret në Seria A pas dy humbjeve radhazi. Ekipi i Gasperinit fitoi 3-1 në shtëpi ndaj Veronës. Në fakt skuadra zikaltër e nisi në malore, pasi Lazovic do të kalonte vendasit në avantazh që në minutën e 11-të.

Atalanta reagoi në minutën e 22-të duke shënuar golin e barazimit me Zappacosta-n. Në pjesën e dytë skuadra bergamaske do të shënonte dy gola të tjerë duke përmbysur gjithçka.

Fillimisht ishte Pasalic në minutën e 54-t, ndërkohë që 8 minuta më pas Hojlund shënoi golin e tretë. Atalanta me këtë fitore ngjitet në vendin e 6-të me 61 pikë, duke qenë në zonën që siguron kualifikimin në Conference League. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?