Atletico e nis sezonin me “tërmet 6 ballësh”, super Suarez debuton me dopietë (VIDEO)

Atletico Madrid e nis në mënyrën më spektakolare të mundshme sezonin e ri në La Liga. Skuadra e Simeones shkatërroi 6-1 Granada-n, duke hedhur kandidaturën për titullin kampion gjatë këtij sezoni.

Los Colchoneros zhbllokuan ndeshjen vetëm pas 9 minutash lojë, me Diego Costën që shfrytëzon një pasim nga Correa. 7 minuta më pas Joao Felix fitoi një penallti që do të gabohej nga Saul Niguez.

Gjithsesi në fillimin e pjesës së dytë Correa do të realizonte pa snjë aksioni fantastik. Pasditja u bë edhe më e bukur nga goli i Joao Felix në minutën e 65-të, ndërkohë që disa minuta më pas hyri në fushë edhe Luis Suarez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Uruguaiani fillimisht shërbeu një asist për Llorente-n, ndërkohë që në minutat në vijim do të shënonte dy gola, duke bërë një debutim perfekt me fanellën e Los Colchoneros. Granda ndërkohë shënoi një gol nderi me Molinën./R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?