Atletico gjen pasuesin e Griemzann, vlen 105 milionë funte

Teksa pritet zyrtarizimi i Antoine Griezmann te skuadra e tij e re, te Atletico e Madridit nuk kanë mbetur duarkryq.

Skuadra e vogël madrilene ka nisur punën për të gjetur pasuesin e francezit dhe sipas “AS”, zëvendësuesi i tij do të vij nga Portugalia. Nuk është një emër dosido, por ai i yllit të Benfikës, Joao Felix. Adoleshenti i kampionëve portugez është lakmuar nga shumë gjigantë europian, me Juventusin, Manchester United dhe Manchester Cityn që janë në ofensivën finale për një akord me 19 vjeçarin.

Klauzola e lirimit të tij është vendosur në 105 milionë funte dhe mediat në Spanjë sugjerojnë se trajneri i Atletikës, Diego Simeone, e ka vendosur portugezin në krye të dëshirave për këtë merkato vere.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?