Atletico hedh hapin zyrtar për Hysajn, por oferta e tyre është shumë e ulët

Elseid Hysaj është një nga emrat më të përfolur në merkato. Mbrojtësi i kombëtares sonë pritet që të largohet nga Napoli, pas një sezoni të vështirë nën drejtimin e Ancelottit. “Diario AS” në Spanjë raporton se klubi i Atletico Madrid e ka hedhur hapin e parë për futbollistin shkodran, por oferta e tyre ka qenë shumë e ulët.

 

Presidenti De Laurentiis e ka refuzuar menjëherë, pasi kërkon të paktën 20 milionë euro për ta lënë të lirë Hysajn, i cili pëlqehet shumë nga trajneri Simeone. Elsi në fakt është në pritje edhe të të ardhmes së Sarrit, i cili në rast se do të marrë drejtimin e Juventusit, atëherë me shumë mundësi mund të zgjedhë që të transferohet në Torino, ku do të ketë mundësinë që të japë kontributin e tij për të luftuar për trofe të rëndësishëm. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?