Atletico Madrid i një goli të Saul ndaj Leganesit, -4 nga Barcelona (VIDEO)
Atletico e Madridit i ka mjaftuar vetëm një gol ndaj Leganesit për të marrë 3 pikët e radhës në La Liga dhe për të qenë të gatshëm për sfidën e kthimit në Champions ndaj Juventusit.
“Los Colchoneros” fituan falë një 11-metërshi në minutën e 50-të, që i mor përsipër të ekzekutohej nga Saul. Fillimisht portieri Lunin i kuptoi krahun 23-vjeçarit të Atleticos, por topi përfundoi sërish në këmbët e tij, duke e shtyrë me lehtësi në rrjetë.
Skuadra e Simeones administroi mjaft mirë ndeshjen, që me këtë fitore ngushton diferencën vetëm në 4 pikë me skuadrën e Barcelonës.
(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));
KOHA JONË SONDAZH

