Atletico Madrid mund Juven në miqësore, shkëlqen Joao Felix (VIDEO)

Atletico Madrid ka arritur që të fitojë 2-1 miqësoren ndaj Juventusit, të luajtur në Stokholm. Protagonist absolut në këtë ndeshje ishte Joao Felix, duke shënuar dy gola shumë të bukur. Ndeshja nisi më mirë për ekipin italian që dominon në 20 minutat e para duke krijuar disa mundësi të mira, por të parët që do të gjenin rrugën e rrjetës do të ishte skuadra e Diego Simeones.

 

Në minutën e 24-t, pas një krosimi nga krahu i djathtë, Joao Felix godet menjëherë dhe me ndihmën e prekjes së shokut të tij Lemar, arrin që të mposhtë portierin e bardhezinjve. Reagimi i skuadrës torineze është i menjëhershëm, teksa 5 minuta më pas Sami Khedira arrin që të gjejë golin e barazimit me një goditje të lehtë në hyrje të zonës, duke lënë të shtangur portierin Oblak.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në momentin më të mirë të ekipit të Allegrit, Lemar jep një pasim magjik për Joao Felix në minutën e 32-të. Sulmuesi i talentuar portugez arrin që të mposhtë sërish portierin Szczesny. Juventus luan mirë me Douglas Costa që është protagonist me disa veprime shumë të bukura teknike, por nuk arrijnë që të finalizojnë aksionet sulmuese. Braziliani në fillimin e pjesës së dytë do të gjente shtyllën, ndrkohë që disa minuta më pas do të ishte Rabiot që do të trondiste shtyllën me një goditje të fortë në hyrje të zonës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të dy trajnerët bëjnë shumë ndryshime në formacion, ndërkohë që dy raste shumë të mira do të humbiste Paulo Dybala. Atletico deri në fund do të menaxhonte rezultatin, duke marrë një sukses të rëndësishëm në testin miqësor para sezonit të ri. /R.Lika-Koha Jone/

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?